Është e vështirë thjeshtë ta mendosh të transportosh 80 zogj grabitqarë me avion, përveç rastit kur je një pric saudit dhe mund të marësh një mjet enkas për ta.

E duket se njëri ka bërë pikërisht këtë, pasi një fotografi është publikuar online ku shfqen me dhjetëra skifterë të cilët udhëtojnë të qetë me një avion të vogël.

Fotoja në fjalë u postua në rrjetin social Reddit nga një përdorues, i cili shpjegoi se në avion ndodheshin 80 skifterë me krahë të lidhur në mënyrë që të mos fluturonin sa andej këtej.

Zogjtë besohet se udhëtonin me linjën ajrore të Katarit, megjithatë kjo nuk është ende e konfirmuar.

Transporti i këtyre zogjve në Lindjen e Mesme me avion nuk është diçka e pazakontë. Çmimi për zog varion nga 90 deri në 500 paund./tvklan.al