Lëkura e fytyrës sonë është shumë delikate, por edhe më shumë bëhet delikate kur ne zgjohemi në mëngjës.

Por pikërisht kjo edhe është koha ideale për të pastruar fytyrën tonë, në mënyrë që ajo të duket e shkëlqyeshme dhe e bukur gjatë gjithë ditës.

Ndoshta të gjithë ne kalojmë shumë kohë në sallone bukurie e për tretmane të ndryshme të fytyrës, po aq sa edhe shpenzojmë shuma të majme parash.

Por në fakt, duket se krejt kjo është shumë më e thjeshtë. Ekziston një pastrues natyral i mrekullueshëm për lëkurën e fytyrës sonë – është uji i orizit, transmeton Klan Kosova.

Uji i orizit përmban ushqyes që mund të jenë të dobishëm për lëkurën tuaj dhe flokët. Orizi ka vitamina B, C dhe E, si dhe minerale dhe tetë amino acide esenciale që promovojnë shëndetin e përgjithshëm, si dhe bukurinë.

Në terma të thjeshtë, uji i orizit është zgjidhja e duhur për lëkurën e fytyrës suaj. Uji i orizit ndihmon në largimin e toksinave, ndikon në elasticitetin e lëkurës dhe redukton inflamacionin.

Për të përdorur ujin e orizit më së miri, lageni pambukun në këtë ujë. Më pas pastrojeni fytyrën tuaj, njejtë si do të bënit me “toner”.

Lëreni të qëndrojë kështu në fytyrës për 5 deri 10 minuta.

Pastaj, masazhoni fytyrën tuaj me lëvizje rrethore dhe më pas pastrojeni fytyrën tuaj me ujë të vakët.

Bëni këtë të paktën një herë në ditë.