Pjata më oreksndjellëse që mund të keni provuar ndonjëherë. E thjeshtë dhe e shpejtë për tu përgatitur. Lexoni përbërësit..

Përbërësit:

700 gr patate
500 ml pana
100 gr djath pice
Gjalpë (për lyerjen e tavësKripëPiper

Përgatitja:

Lajmë patatet, i qërojmë dhe i presim në feta mesatare.I shtojmë në një enë të thellë dhe mbi të hedhim kremin e panës dhe i përziejmë mirë në mënyrë që kjo e fundit të shpërndahet në të gjitha copat e patateve.Ndërkohë, me pak gjalpë lyejmë tavën  e pjekjes.Hedhim një shtresë patatesh me pana dhe e spërkasim me kripë, piper dhe djathë të grirë.Kështu veprojmë derisa të krijohen katër shtresa në tavë.Në fund, mbi shtresat e patateve hedhim djathin e grirë të mbetur.Ndezim furrën në temperaturën 180 gradë dhe e vendosim tavën në të për rreth 1 orë e 30 minuta.Kur patatet dhe djathi të kenë marrë një ngjyrë të artë në kafe, i largojmë nga furra dhe më pas i servirim të ngrohta.