Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos, ka porositur politikanët e Maqedonisë se përderisa tregojnë tendenca irredentiste, Maqedonia nuk do të ketë të ardhme evropiane.

Pavlopoulos këtë e deklaroi gjatë fjalimit të tij me rastin e shënimit të ditës së pavarësisë së Greqisë, pa përmendur drejtpërdrejtë emrin e Maqedonisë.

Sipas presidentit grek, tendencat irredentiste dhe insistimi në emrin Maqedoni, janë falsifikim direkt i historisë së Greqisë dhe po shkelen të drejtat evropiane.

“Shteteve fqinje të Ballkanit, të cilat kanë ambicie për anëtarësim në BE, ju potencojmë se me përdorimin e emrave që falsifikojnë historinë dhe shpërndajnë irredentizëm, nuk kanë të ardhme evropiane, për shkak se më këtë shkelin direkt parimet dhe vlerat evropiane”, deklaroi Pavlopoulos.