Pas presionit të shitësve, deputetët kanë tërhequr për një vit Ligjin për tregti nëpër tregjet e gjelbra. Shumica parlamentare pranoi se ka bërë gabim dhe tani paralajmëron se do të ndryshohet ligji në fjalë. Nga BDI paralajmërojnë debat të përgjithshëm ku do t’i ftojnë të gjitha palët e përfshira.

Nga PLD-ja që janë pjesë e shumicës parlamentare, thonë se ata janë për debat publik, por jo edhe për një debat të përgjithshëm, sepse konsiderojnë se tani është e kotë të flitet për çështje që për të gjithë është mirë e njohur. Sipas tyre, duhet të hartohet një zgjidhje e re ligjore dhe të përshtatet me kërkesat e palëve të interesuara.

UNË PERSONALISHT DHE SI PARTI MENDOJ SE 1,5 DERI 1,8 MILION EURO TË MERREN NGA QYTETARËT DHE TË SHKOJNË NË ODË PRIVATE PËR MUA ËSHTË E PAPRANUESHME. NËSE SHKONIN NË BUXHETIN E SHTETIT, NDOSHTA DO TA KISHA KUPTUAR, EDHE PSE ISHIM KUNDËR QË SHTETI T’I RRITË TË ARDHURAT”- THA GORAN MILEVSKI NGA PLD-JA.

Reagoi edhe Opozita. Edhe nga VMRO- DPMNE gjithashtu deklaruan se kanë caktuar takim me të gjitha palët e përfshira. Thonë se Qeveria e tërheq ligjin në mënyrë që të mos humbasë pikë politike.

PASI TI DËGJOJMË VËREJTJET E TYRE, DO TË KËRKOJMË QË KY LIGJ TË MOS VLEJË, POR PARA DEBATIT PUBLIK NUK DO TË DËSHIRONIM TË THOSHIM ASGJË MË SAKTËSISHT, SEPSE NË FUND DUHET TË DËGJOHEN TREGTARËT”- POHON NIKOLLA MICEVSKI NGA VMRO-DPMNE-JA.

Përfaqësuesi i LSDM-së nuk dha deklaratë. Deputetët e përjashtuar të VMRO-DPMNE-së të cilët tani janë grup i pavarur parlamentar njoftuan se gjithashtu do të përfshihen në përgatitjen e një ligji më të mirë për tregjet. Në shenjë revolte, tregtarët nga Shkupi para katër ditëve i mbyllën tezgat dhe protestuan. Ata nuk janë dakord që të paguajnë tatime të reja për marrjen e një licence pune, por nuk duan që ti humbasin as kolegët e tyre pensionistë të cilët sipas ligjit të ri nuk mund të shesin në tregje.