Situata në Maqedoni është shumë shqetësuese, ndërsa vendi nuk ka shënuar progres, ndërsa gjendja është më keq se çka qenë vite më parë. Kjo ka qenë njëra ndër porositë që kanë dërguar eurodeputetët sonte në seancën plenare, në të cilën është diskutuar për raportin e Maqedonisë të përgaditur nga eurodeputeti Ivo Vajgëll, raporton SHENJA.

Ata kanë theksuar se liderët politik duhet të angazhohen që urgjentisht ta kthejnë vendin drejt BE-së, pasi që vendi ka humbur shumë kohë. Eurodeputetët kanë shprehur shqetësim të madh sa i përket krizës në vend, si dhe kanë kritikuar vendimin e presidentit Ivanon, duke thënë se edhe pas katër muajve të mbajtjes së zgjedhjeve VMRO-DPMNE dhe Ivanov po pengojnë punën e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

Ata kanë theksuar se, Ivanov duhet të përmbush detyrën e tij dhe Kuvendi duhet të punoj sipas procedurave normale. Ndërkohë, liderëve politik në vend u kanë bërë thirrje që të formojnë qeveri sa më shpejtë, të respektohen marrëveshjet politike dhe të zbatojnë reformat e rekomanduara. Ata po ashtu kanë dënuar retorikën e disa funksionarëve. Gjithashtu është thënë se nevojitet implementimi i tërësishëm i Marrëveshjes së Përzhinos.

/SHENJA/