Përdorimi i përditshëm i kakaos e përmirëson memorien tuaj. Këtë e tregojnë rezultatet e kërkimeve më të fundit.

Në eksperiment kanë marrë pjesë vullnetarë nga mosha të ndryshme, të cilët gjatë një muaji kanë pirë çdo ditë kakao. Ekspertët e kanë skanuar trurin e vullnetarëve, në fillim dhe në fund të eksperimentit.

Ata kanë qenë të ndarë në tre grupe, në të parin ata që kanë pirë 500mg flavonoide, në të dytën ata që kanë pirë 250 mg dhe në të tretën ata që nuk konsumuan fare kakao.

Në fund studiuesit arritën në përfundimin se kakao ka një rol të rëndësishëm në përmirësimin e memories dhe kjo pikërisht falë flavonoideve që kjo e fundit përmban. Ato e mbrojnë trurin nga lodhja dhe përmirësojnë funksionimin e tij.