Pas një takimi disa orësh, para pak minutash ka përfunduar takimi i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje (VV).

Sekretari organizativ i VV-së, Ismail Kurteshi, ka theksuar se kryesia e ka përkrahur letrën e 82 aktivistëve të kësaj lëvizje, nga diaspora.

“Kryesia e ka mirëpritur edhe kthimin ne kryesi të deputetes Albulena Haxhiu, e cila pak muaj më parë kishte dhënë dorëheqje. Takimet do të vazhdojnë deri sa të tejkalohen problemet”, ka theksuar Kurteshi.

Në anën tjetër deputetët Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, nuk kanë pranuar të prononcohen rreth këtij takimi. /Telegrafit/