Ministria e Financave po përgadit buxhetin për vitin e ardhshëm. Sipas ministrit Dragan Tevdovski në vitin 2018 pritet të ketë rritje ekonomike.

“Tani po punojmë për përgaditjen e buxhetit për vitin 2018. Jemi duke pritur edhe qarket e buxhetit për të gjithë shfrytëzuesit e buxhetit dhe dë të bëjmë një seri takimesh ku do të shohim cilat janë nevojat dhe pikëpamjet e tyre. Është e rëndësishme se në vitin 2018 mund të pritet rritje ekonomike , ndërsa sa i përket deficiti buxhetor qëllimi jonë është të shpenzojmë paratë me qëllim që ekonomia të dalë nga ai aktivitet i ulët ekonomik” deklaroi ministri Tedovski.

Ai mes tjerash thekson se proejkti për rritjen e pagës minimale do të ndikojë në ekonomi.

“Me rebalansin e buxhetit parashikohet që të ketë 90 milion denarë mbështetje për punëdhënësit për rritjen e pagës minimale. Kjo do të thotë se shteti do të mbështesë 70.000 punëtorë për rritjen e pagës së tyre. Kjo rritje do të shkon në shumë famije të cilët do të hyjnë në konsum dhe kjo do të ndikojë që ekonomia të lëvizë në drejtim të duhur”, theksoi Dragan Tevdovski, transmeton Zhurnal.