SMS-të e publikuara sot në seancën gjyqësore për rastin “Titanik” mësohet se si funksionarë të lartë të VMRO-së i vendosin në shërbim të partisë për zgjedhjet në vitin 2011 objektet e Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) në diasporë si dhe ambasadat.

“Këtë po e çojmë përpara. Numri i të paraqiturve për votim në diasporë është katastrofë. Koha është e shkurtër, gjithçka që duhet të bëjmë është që t’i marrim adresat e mërgimtarëve nga ambasadat ose Kisha”, thuhet në komunikimin ndërmjet Mile Janakieskit dhe Martin Protugjerit.

Sipas SMS porosive që i ka prezantuar Prokuroria Speciale, për votuesit e diasporës personalisht është kujdesur edhe ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski, i cili nga New Jersey në SHBA drejtpërdrejt e informon Janakieskin për masat e ndërmarra.