Pas publikimit të djeshëm nga PSP se një pjesë e biznesve ka qenë shënjestër e përgjimeve hapen një sërë pyetjesh. Cilët biznismen dhe pse janë përgjuar, a janë përdoruru inçizimet për interesa biznesore, shantazhe, pazare, marrje kompanishë, shkruan FLAKA.info

Me praktikën e këtillë të përgjimit, biznesi është vendosur në situatë jo të këndshme, komenton biznismeni Venko Gligorov. Nuk e anashkalon mundësinë që informatat nga bisedat e përgjuara të jenë përdorur për marrje tenderësh, shantazhe dhe sigurim të ndëgjueshmërisë nga biznismenët.

Biseda pune, pazare, marrëveshje, bisedime, bisedime private – PSP me “Shënjestrën” zbardhi se edhe biznismenë janë përgjuar me vite. Marrje të biznesit, kërcënime ose paraqitje e punës së tyre ndryshe. Çfarë veprimesh janë bërë me informatat që i kanë marrë nga përgjimet?

Menderes Kuçi nga OEVPM, thotë se kanë ndaluar të flasin në telefon, menjëherë pas publikimit të bombave.

Lënda më e re e PSP “Shënjestra” e hap kutinë e Pandorës në të cilën gazetarë, biznismenë, politikanë janë vendosur në sistem të përgjimit. Mes biznismenëve të përgjuar ka edhe emra të njohur si Hari Kostov-bankier.

Dje PSP zbradhi hetim të ri të përgjimit masovik të politikanëve, gazetarëve, biznismenëve. Të dyshuar janë dhjetë të punësuar në DSK të cilët kanë përgjuar rreth 4.300 persona në periudhë nga viti 2008 deri në vitin 2015 pa urdhër gjyësor.