Në rrugën rajonale Gostivar-Kërçovë, në afërsi të objektit të seksionit në Gostivar “Rruga e Maqedonisë” dje (16 korrik) rreth orës 3 e 45 minuta, automjeti i pasagjerëve “Jugo” me targa të Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në një rrugë, njofton SPB-Tetovë.

Pas përmbysjes shoferi N.L. (25) dhe pasagjeri V.D (25), gjithashtu nga Gostivari, ka marr lëndime dhe me automjetin mjekësor është transferuar në Spitalin e Gostivarit. Pas ndihmës mjekësore, të dy janë liruar nga spitali .

Pas inspektimit, sipas të dhënave paraprake, shkaku i aksidentit është nga shpejtësia e madhe, dhe dëmi material është vlerësuar në 60 mijë denarë.