Përplasje në Parlament mes Ramës e Blushit

Deputeti Ben Blushi e sfidoi hapur kryeministrin Rama. I tha mes shumë borxhes, një do t’ia lante. Ky borxh ishte ikja nga gara për kreun e PS. “Ti ike nga gara, unë ika nga PS. Por do të ma lash këtë borxh”, iu drejtua Blushi.
 

Rama, që organizoi një referendum në PS për të mos mbajtur zgjedhje siç e përcaktonte statuti, nuk i ktheu përgjigje për shmangien nga gara.

Ai doli para deputetëve të tij për t’u treguar një fabur të konsumuar.

“Do t’ju tregoj historinë e brektocës dhe akrepit. I thotë akrepi a të hipi në shpinën tënde për të kaluar lumin. Po mirë, i thotë brektoca. Në mes të lumit, tak, akrepi i fut thumbin. Po pse, i tha bretokca? E kam ves, i tha akrepi”.

Për shkak se është fabul e konsumuar, asnjë nga deputetët e PS nuk e duartrokiti, siç bëjnë sa herë kryeministri sulmon personalisht ndonjë deputet kundërshtar. Më shumë se Rama u duartrokit pak minuta më vonë Erion Braçe.