Femrat moderne, të pavarura, me vetëbesim dhe të suksesshme janë shembuj për shumë femra të tjera, të cilat ndjehen të dobëta dhe inferiore në raport me meshkujt. Për ato femra të cilat janë ekonomikisht dhe psiqikisht të varura dhe nuk munden që të dalin nga roli tradicional i femrës.

Por, a janë të gjitha femrat bashkëkohore dhe të suksesshme me të vërtetë aq të lumtura dhe të kënaqura sa mendojnë të tjerët?

Për fat të keq, shpesh herë nuk janë. Ato janë eksperte, ndërsa biznesi i tyre u sjell shumë prestigj dhe status në shoqëri, njejtë si para, por shumë shpesh ndodh të mos kenë fat në aspektin emocional dhe intim.

Lidhjet e tyre të dashurisë zakonisht zgjasin shkurt. Përse është kështu?

Femrat bashkëkohore të suksesshme janë financiarisht të pavarura të cilat mund të jetojnë me të ardhurat e tyre, të cilat kanë bindje liberale, edukim dhe kulturë të lartë.

Ato janë energjetike, të vetëdijshme dhe persona të fortë të cilët e dinë se çfarë duan dhe si ta arrijnë atë. Kuptohet, kjo nuk do të thotë se ato janë feministe, mizore apo të ashpra…

Problemi me femrat e forta është se ato gjithmonë tërheqin meshkuj të përkohshëm “ujqër të vetmuar”. Femrat e forta, ndonjëherë u ikin meshkujve të fortë nga frika se do ta humbasin pavarësinë e tyre, dinjitetin dhe vetë-kontrollin.

Sipas Carl Gustav, kur një grua dashurohet, me atë vepron “Animusi” i saj.

Ky model arketip është i formuar sipas babait të tyre patriarkal, punëtor konzervativ i cili shpesh herë mungon në shtëpi.

Pikërisht kjo është arsyeja përse femrat moderne dhe të forta, edhe përkrah pikëpamjeve liberale, dashurohen në meshkuj të përkohshëm, të cilët e arrijnë qëllimin e tyre në lidhje, e jo në meshkuj të senzitivë dhe të qëndrueshëm.

Armiku më i madh i femrës së fuqishme gjendet brenda saj, pa vetëdije!