Kush është Faton Islami, çfarë bën ai, janë pyetje që veçmë kanë gjetur përgjigje në mbarë opinionin. Ai është artisti më i ri nga Maqedonia i hit-parodive siç janë ‘Bon bon..’ dhe ‘Dashni’. Ai tani vjen me projektin e tij të fundit, duke ironizuar këngëtarët, gjegjësisht duke ua demaskuar reperave frymëzimin sesi ata i shkruajnë tekstet, shkruan Fol.

Mozzik, Capital T dhe shumë raper shqiptarë janë analizuar nga ‘Phatooni’ duke qenë objekt i mirë në parodinë e re për estradën shqiptare.

Phatooni thotë se pas pesë muajve mungesë në YouTube, ai me këtë video u rikthehet fansave dhe se është i gatshëm që karrierën e tij ta avancojë më tej. /Fol/