Misioni i OKB-së në Sudanin e Jugut ka tërhequr njësinë e policisë së paqes pas akuzave se disa anëtarë paguanin për seks me gratë nga kampi që ata siguronin.

Në njoftimin e OKB-së thuhet se policët nga Gana janë tërhequr nga vendi Vau në qytetin Jubu, transmeton Telegrafi.

Kreu i Misionit të OKB-së në Sudanin e Jugut, David Shirer, e quajti këtë rast “shkelje të pastër” të rregullave të sjelljes që ndalojnë marrëdhëniet seksuale me popujt e prekshëm.

Zëdhënësi i qeverisë sudaneze tha për AP se “këta njerëz nuk duhet të jenë në vend”.

Në Sudanin Jugor të shkatërruar nga lufta civile ndodhen 17.000 paqeruajtës të OKB-së.

OKB ka luftuar për vite me raste të shumta të shfrytëzimit seksual nga anëtarët e saj në disa nga vendet më të varfra në botë.