Këngëtarja Ronela Hajati është konfliktuar me Robert Berishën, i njohur ndryshe si bashkëshorti i Nora Istrefit.

Të ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’, Robert Berisha i është përgjigjur pyetjes gjatë një loje.

Pyetjen ia ka drejtuar Zaimina, e cila i ka thënë: ”Cila ka qenë pagesa më e lartë që ke marrë në një koncert”.

Roberti i është përgjigjur dhe ka thënë se ka marrë 3 mijë euro për një natë.

Zaimina nga ana tjetër ka thënë se ajo në kohën e saj ka arritur të marrë 5 mijë euro.

Menjëherë debati ka kaluar mes Ronela Hajatit dhe Robertit, e cila ka thënë se

“Kur ka pas kënduar Zaimina ti nuk ke pas kënduar”.

Por Roberti s’ia ka lenë mangut.

“Unë kam bërë muzikë në ’94-ën. Kam bërë muzikë në sheshin Skënderbej, kam ardhur nga Kukësi, 14 orë rrugë. Nëse flasim për muzikë se kam 20 vjet”, -tha ai.

Ronela: E mirë 100 t’u bëfshin”, i tha Ronela.

Roberti: Vazhdojmë o këngëtare playbacku.

Ronela: Mua më vjen anash ti dhe të tërë.