Pllaka e prerjes ёshtё njё nga sendet mё tё nevojshme nё kuzhinё. Ju si e keni, plastike apo prej druri? Sepse sipas specialistёve, materiali i saj luan rol tё rёndёsishёm nё mbledhjen e mikroorganizmave. Edhe pse pllaka plastike pastrohet mё lehtё, duhet tё dini se sipёrfaqet plastike janё mё tё prirura pёr tё mbledhur bakteret dhe pёr t’i shumёfishuar ato.

Një studim i kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Wisconsin tregoi se bakteret e ndryshme, si Salmonella, nuk janё nё gjendje të mbijetojnë në një pllakё prej druri nëse ajo nuk është larë prej 24 orësh. Në tё kundёrt, nё pllakёn plastike jo vetëm mbijetojnё, por edhe arrijnё  të shumohen.

 

Duhet tё dini se pavarёsish materialit, pllakat e prerjes janё njё vend nё kuzhinё ku mikroorganizmat zhvillohen, sidomos kur sipёrfaqja e tyre ёshtё shumё e pёrdorur. Prerjet e thella qё krijohen me kalimin e kohёs ruajnё mё shumё baktreje dhe mbetje. Nё njё pllakё shumё tё vjetёr prerjeje fillon zhvillohet edhe myk, sipas ekspertёve.

Disa kёshilla pёr pёrgatitjen e sigurtё tё ushqimeve:

Lajeni pllakёn e prerjes pёr disa minuta me ujё tё nxehtё, para se ta pёrdorni

Nёse pёrdorni tё njёjtёn pllakё pёr tё gjitha ushqimet, mё pari prisni perimet, pastaj mishin

Pas pёrdorimit dhe larjes thaheni me njё copё tё pastёr

Pas larjes mos e vendosni bashkё me enёt e tjera

Hidheni nёse shfaq shenja vjetёrsimi