Gruaja e djalit të presidentit amerikan, Donald Trump, u dërgua të hënën në një spital të Manhatanit, kur ajo hapi një zarf i cili kishte ardhur për burrin e saj, pasi në të kishte një pluhur të bardhë misterioz – i cili doli të ishte misri i majmur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Vanessa Trump hapi letrën në orën 10 të paradites në shtëpinë në lagjen e bukur Sutton Place.

Si masë paraprake, ajo u dërgua në spitalin e New York-Presbyterian.

Njësia e Shërbimeve Emergjente të policisë së New York, Byroja e Inteligjencës së Departamentit dhe Shërbimi Sekret, Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Task Forca e Përbashkët e FBI-së për Terrorizmin kanë ardhur në vendngjarje.

Hetuesit përcaktuan se substanca brenda zarfit ishte pluhur misri, kanë thënë burimet.