Lëvizja BESA e Bilall Kasamit 99 për qind do të jetë pjesë e koalicionit qeveritar, mëson portali Plusinfo. Ky lajm vjen pas një takimi që orëve të fundit është zhvilluar midis kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Takimi është mbajtur mbrëmë vonë dhe se ka zgjatur më shumë se një orë, ku janë diskutuar detajet për përfshirjen e kësaj partie në Qeveri. Këtë siguri për pjesëmarrje të Kasamit në Qeveri e ka konfirmuar edhe një funksionar i LSDM pas takimit të zhvilluar, informon Plusinfo.

Kryeministri Zaev por edhe funksionarë të kësaj partie kanë vlerësuar rolin konstruktiv të dy deputetëve të BESËS, që kanë votuar kundër mocionit të mosbesimit të Qeverisë të nxitur nga VMRO-DPMNE, derisa BESA tjetër ishte në mëdyshje, kjo për shkak se Gashi nuk ishte në seancë, ndërsa deputetët e tjerë votuan të përmbajtur. (INA)