Efektivët e policisë, nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, më 18 maj rreth orës 15.45 minuta, kanë kryer kontroll në objektin pa firmnë në fshatin Tearcë të Tetovës, i cili pa dokumentacionin e nevojshëm ka punuar si bastore sportive.. Në objekt si i punësuar kanë takuar personin A.I. 24-vjeç nga fshati Jazhincë, ndësa përgjegjës i tij ka qenë A.M. 54-vjeç nga Tetova.

Nga shkaku se ka punuar pa licencë, në kundërshtim me Ligjin për lojrat e fatit, janë fotodokumentuar dhe nga objekti janë marur me vërtetim: 5televizorë,3 kompjutorë, 3 monitorë, 2 printera, 1 lexues, 4 tastatura, 4 tiketa, si dhe të holla me vlerë prej 5150 denarë dhe 10 dollarë Amerikan.

Janë duke u marur të gjitha masat dhe aktivitetet për zbardhjen e plotë të rastit, thuhet në kumtesën e policisë.