Pas marrjes së vendimeve të gjykatës së Apelit për paraburgim të ish shefit të drejtorisë së V në MPB Goran Grujovski, policia para pak minutash ka bastisur shtëpinë e tij mirëpo atë nuk e ka gjetur aty, transmeton Zhurnal.mk

Ndërkohë që mësohet se Grujovski është në vend pasiqë i janë marrë pasaportat që ka disponuar.

Nuk ka informacione se pasiqë ishte vendosur masa paraburgim më 18 korrik, ai nuk ka pasur tentativa për lëshim të vendit me letërnjoftim ndërsa në seancën e ankesave atë e kanë përfaqësuar avokatët e tij pasiqë ai ka pasur probleme shëndetësorë dhe nuk ka qenë në gjendje të paraqitet në seancë.

Ndryshe, Nikolla Boshkovski i punësuar në DSK ka qenë në shtëpi, ai është arrestuar dhe për momentin është duke u dërguar në burgun e Shtukës.