Me siguri jeni në dijeni të sherrit që plasi vite më parë mes Ledri Vulës, dhe ish të dashurit të Dafinës atë kohë, Krenar Çoçaj.

Dëshmitar i këti rasti është edhe reperi Getoar Selimi, ku Gjykata Themelore ka urdhëruar Policinë të verifikojë adresën e tij.

Por Geti nuk është paraqitur në gjykim duke e dëmtuar kështu ish anëtarin e Babastars, Ledri Vulën.

“Mungojnë dëshmitarët Getoar Selimi dhe Fidan Demolli, për të cilët Gjykata ka lëshuar urdhëresë për verifikimin e vendbanimit dhe sipas informatave të Stacionit Policor Jugu për dëshmitarin Getoar Selimi i njëjti rezulton se jeton në Shqipëri. Ne në vazhdimësi kemi bërë përpjekje të sigurojmë prezencën e tij, por nuk kemi arritur ta bëjmë”, tha gjyqtari Kalludra.

Dy ditë më parë dëshminë e tij para gjykatës e dha Ledri Vula. Ai tregoi se natën e sulmit ishte ftuar nga Getoar Selimi në studion muzikore ndërsa në momentin e sulmit kishte qenë në veturën e tij.