Vota “për” u solli policinë në derë. Shtëpitë e deputetëve nga Ohri, Sasho Vasilevski dhe Luben Arnaudov janë nën mbrojtje të rreptë nga policia. Edhe në Vevçan të Strugës policia e mbikëqyr shtëpinë e Krsto Mukovski, njofton Alsat M.

Nga MPB kanë vlerësuar se deputetët janë nën kërcënim, pasi dje votuan dhe i mbështetën ndryshimet kushtetuese. Rastësi apo jo, pjesa më e madhe e deputetëve që dolën kundër qëndrimit partiak të VMRO-DPMNE-së dhe nuk votuan kundër, janë nën akuzë serioze dhe kundër tyre ka procese aktive në Prokurorinë e rregullt por edhe në Prokurorinë speciale.