Kris Nil, portieri i Flitud Taunit, në sfidën e djeshme ndaj Leiçesterit, ndali me sukses të gjitha goditjet në portën e tij nga Vardi me shokë.Paraqitja e tij jo vetëm që i jep një tjetër mundësi skuadrës për t’u kualifikuar për turin pasardhës, por edhe për vetë Nil ka pasur benefite në nivel personal.Pikërisht sponsori i skuadrës “Papa John’s” për të vlerësuar ndeshjen e numrit 1 të skuadrës së kategorisë së dytë, duke i dhuruar atij një vit pica falas në të gjitha piceritë e saj.Gjiganti 188 cm nuk duket se e ka mendjen te picat dhe deklaron se mezi pret të luajë përsëri ndaj Leiçesterit: “Kur nën drejtimin e Klaudio Ranierit fituan titullin, isha ndër mbështetësit më të zjarrtë të asaj skuadre”.Vardi është po ashtu një frymëzim për Nil: “Ai është një shembull për mënyrën se si ka punuar e ku ka arritur. Unë shpresoj të luajë kundër nesh në ndeshjen e Kupës, të gjithë ne duam të luajmë kundër më të mirëve të mundshëm”