Postieri i kontraktuar, Ridvan Aliju nga Studenicani plot 3 vite si punonjës me kontratë në Postën e Maqedonisë ka shkelur rregullat e punës dhe pas shumë paralajmërimeve menaxhmenti i Postës ka vendosur që ta përjashtoj nga puna.

Mësohet se Ridvan Aliu vazhdimisht para të punësuarve tjerë është lavdëruar me shprehjen:” Kur më kujtohet shkoj në punë, se jam i fortë me Ali Ahmetin. Dërgesat ju coj qytetarëve në Cair dhe Shkup, kur të jem unë qefli dhe s’ka burrë që mund të më largon nga puna se kam siguru vota për BDI-në”.

A është e vërtetë se Dega më e dobët e BDI-së nga komuna e Studenicanit me 1800 vota kërkon Postën e Maqedonisë përmes postierit “dembel” Ridvan Aliut!

Madje ditë më parë me kërkesë të Ridvan Aliut u plasua në media një lajm me titull: “Për arsye politike Faadis Rexhepi shkarkon nga puna Ridvan Aliun! Pas tij qëndron njëra rrymë e BDI-së nga dega e Studenicanit, e cila ka intervenuar që Ridvan Aliu të punësohet si postier me kontratë.

Në lajmin e njëjtë raportohej se drejtori i POSTES SE MAQEDONISE, Faadis Rexhepi ka shkarkuar nga puna aktivistin edhe anëtarin e kesaj partie nga dega e Studeniçanit për shkaqe “inate politike pasi” qe ai ka mësuar se aktivisti dhe antari i kesaj partie ne degen e Studenicanit, Ridvan Aliu i punësuar në Postën e Maqedonisë ka bërë publike se dega e kesaj partie në komunen e studeniçanit kërkojnë nga kreu i BDI-së që kësaj dege t’i jepet drejtoria e Postave të Maqedonisë.

Megjithatë mbetet e paqartë se si është e mundur që Dega më e dobët e BDI-së në Maqedoni, Dega e Studenicanit në bazë të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, e cila në zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën me 15 nëntor të vitit 2017-të mezi arriti të siguroj 1812 vota, kërkon drejtorinë e Postës së Maqedonisë, ndërsa kjo degë pësoi debakël nga kundërkandidati i PDSH-së, Azem Sadiku.

Nga ana tjeter një numër i madh i degëve të BDI-së që vazhdimishtë kanë fituar në zgjedhje, nuk kanë apetite kaq të mëdha sa dega e Studenicanit.

Megjithatë, Ridvan Aliju nuk ka pasur vendim pune në Postën e Maqedonisë, por ka pasur statusin e “postierit të kontraktuar” në filialën e Postës në Cair dhe Stacionit Hekurudhor.

Gjatë 3 viteve të fundit ka pasur shumë ankesa në adresën e tij për shkak të papërgjegjësisë ndaj punës, pasi është mbrojtur me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin./AmerikaRadio/