Sot ne disa portale ka qarkulluar nje foto mes Kryetarit të PDSH Menduh Thaçit dhe Kryetarit të Lëvizjes BESA. Në mungesë të gazetarëve investigativ për të hulumtuar dhe zbuluar detalet e këtij takimi, lehet hapësirë dyshimi dhe shpekulimi, se cili duhet të ketë qenë misioni i këtij takimi?!

Kryetari i PDSH Menduh Thaçi njihet si i afërt me krahun e Lëvizjes BESA, të udhëhequr nga Afrim Gashi, dhe ky takim me Bilall Kasamin, duhet të ketë një qëllim dhe mision të caktuar të kreut të PDSH Menduh Thacit.

Hipoteza parë mund të jetë se Menduh Thaçi, mund te ketë marrë një mision nga kreu i BDI Ali Ahmeti, për ti pajtuar dy krahët e BESË-s, me qëllim të një koalicioni të përbashkët në zgjedhjet parlamentare, e gjitha kjo nga frika e Aleancës për Shqiptarët, e cila në bazë të anketave të fundti është konkurenti kryesor dhe i vetëm për ta fituar BDI-në.

Një pistë tjetër dyshimi e këtij takimi do të ishte edhe mundësia për një koalicionim të PDSH me Levizjen BESA, e Bilall Kasamit, sepse për dallim nga Levizja BESA e Afrim Gashit, PDSH nuk është trajtuar sic duhet në Qeveri, duke mos ju dhënë drejtoritë e premtuara nga Kryeministri Zoran Zaev. Dhe kjo mund të rezulltojë edhe me tërheqjen e PDSH nga Qeveria, e cila nuk
e dha impaktin e duhur për referendumin i cili nuk e arriti cenzusin e nevojshëm.

Ky takim, mes Thaçit dhe Kasamit, sigurisht qe do ta vë në pikëpyetje edhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm mes Bilall Kasamit dhe Ziadin Selës, ndoshta edhe ky mund te ketë qenë nje mision tjetër i Menduh Thaçit, ku sic duket Billall Kasami duket te ketë rënë në grackë. Sidoqoftë BDI, duket se po i përdor të gjitha format e mundshme, përfshirë edhe subjektetet politike shqiptare PDSH, BESA e Afrim Gashit, Besën e Billall Kasamit për ta kamufluar rënien e rejtingut dhe për ta mbajtur ate me ndonje koalicion të mundshëm parazgjedhor.