Shumë vite më parë këngëtari Sidrit Bejleri ka përjetuar një nga çastet më të trishta të jetës së tij, siç ishte dhe humbja e vogëlushes së tij Sofia.

Vogëlushja do të mbushte 10-vjeçe ditën e sotme dhe për këtë arsye Bejleri i ka dedikuar një status plot ndjenjë dhe dhimbje për humbjen e saj.

Postimi i plotë i këngëtarit Sidrit Bejleri:

“Kjo është Sofi Sidrit Bejleri.

Them është sepse do vazhdojë të jetë për mua, deri ditën që do mbyll sytë dhe do e takoj andej, dashtë Zoti!
Sot do mbushte 10 vjeçe, por Zoti me plotfuqishmërinë e Tij e mori, ashtu dhe siç na e dha…

Dikush mund të thotë, po ky pse na tregon dhimbjen e tij? Nuk e postova për këtë, por desha të krenohem me dhuratën që na e dha Zoti për 19 muaj dhe njëkohësisht t’ju tërheq vëmendjen se kushdo dhe kurdo mund të sprovohet, me të afërmit e tij…

Se nuk ikën domosdoshmërisht, plaku para të riut, i sëmuri para të shëndetshmit dhe prindi para fëmijës…

Askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë.

Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi.
Qofsh lule e Xhenetit Sofia jeme!