Premtimi i çmendur i De Biasit, ja çfarë do të bëjë nëse fiton ndaj Italisë

Gianni de Biasi është gati ta bëjë “Il Cammino Di Santiago” nëse arrin të fitojë ndaj Italisë, të premten, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’.

“Il Cammino Di Santiago” do të thotë “Rrugëtimi i Santiagos”, i cili  përfaqëson një nga ritet e pelegrinazhit fetar më të famshme dhe njëkohësisht më të lodhshme në botë.

Një rrugëtim në këmbë prej rreth 800 kilometrash, që nga vargmalet Pirenej deri në qytetin e Santiago de Compostela në krahinën e Galicias në Francë.

Gianni de Biasi është gati ta bëjë një rrugëtim të tillë, ose të paktën pjesërisht, nëse Kombëtarja shqiptare arrin t’i marrë pikë Italisë në ditën e premte.

Italiani e ka bërë këtë premtim në studiot e rrjetit televiziv italian “Sky Sport”, gjatë një interviste në të cilën ka folur edhe për shanset e Shqipërisë në ndeshjen kundër Italisë.

“Nëse Shqipëria mund Italinë, De Biasi është gati të bëjë Rrugëtimin e Santiagos thuajse plotësisht”, ishte premtimi i trajnerit të kuqezinjve para kamerave të televizionit italian.