Shkruan Prof. Arta Toçi

Në dëshminë e djeshme të njërit nga ministrat e Qeverisë së Maqedonisë, ai përshkruan ngjarjen e 27 Prillit 2017. Sipas tij, me dhjetra njerëz shqelmonin një njeri duke mos zgjedhur ku dhe u tërhoqën atëherë kur menduan se misioni I tyre kishte përfunduar me sukses.

Nga ndjenja e dhembjes për njeriun prilli tani po merr trajtën që ia jep një njeri, trajtën e mbijetesës, krenarisë, dinjitetit dhe kthimit të shpresës kolektive. Është ky prilli I parë pas atij që hyri në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë, dhe jo vetëm. Vetëm popujt të cilët nuk e kanë harruar historinë e tyre, kanë hapur shtigje te reja për të ardhmen.

Një periudhë njëvjecare nuk mund të bëjë historinë por cdo histori fillon me peridhën njëvjecare. Në skenën politike gjatë këtij viti ndodhën ngjarje të rrëndësishme, nga të cilat disa mësuan se politika ka cmim të cilin I mencuri e paguan ndërsa ai më pak I mencuri nxjerr në shesh ambiciet të cilat asnjehere nuk I ka në raport të drejtë me mundësitë dhe aftësitë personale.

Dhe një ditë ti habitesh se me shumicë janë ata të cilët “Nga të gjitha gjërat që I kanë humbur, I ka marrë malli më shumë për mëndjen” (M. Tëain). Ata janë ambiciozë post mortum, lider të një grupi njerëzish me ambicie të parealizuar, me vetëbesim të theksuar në rrethin në të cilin sillen ndërkaq që këtë rreth e krijojnë atëherë kur dështojnë në garrën përtej mëhallave të njëmendësisë. Ata marrin për sipër të flasin për procese të mëdha ndërkaq që anjehrë nuk kanë bërë dicka të madhe per veten e tyre. Sokrati I ka nohur mirë këtë soj prandaj u sugjeron: “Lëviz vetë, përpara se të lëvizësh botën”.

Nëse thënia e Sokratit është akoma aktuale kjo don të thotë se të tillët kanë egzistaur për aq sa egziston njerëzimi, por detektimi i tyre është bërë më i lehtë tani. Nuk ke nevojë t’I kërkosh sepse ata vetë paraqiten dhe madje në momente të caktuara bëhen shumë aktiv duke e zgjëruar rrethin me bashkëmndimtarë. Lloji I tyre i preferon rrjetet sociale duke vendosur një ‘mendim’, ‘opinion’, ‘kritikë’ dhe duke iu përgjigjur secilit që komenton. Kështu, të paktën për disa caste, ai bëhet lideri I atyre me të cilët ndjeht I rrëndësishë, ose sic thot Eco:

“Unë ndjehem mirë vetëm në shoqëri të atyre që janë të humbur dhe të parëndësishëm”. Mos t’a harrojmë grupin tjetër të cilët këtë storje e bëjnë të plote; është grupi I personave të devotshëm ndaj ‘liderit te vocel’ të cilët këtë devotshmëri e shrehin me ‘like’ pas cdo statusi, me animacion për duartokitje, me zemra here të mëdha e herë më të vogla (varësisht ngjarjeve paraprake), dhe me komente të dy llojeve: I pari, me opinione që ‘ndyshojnë botën’ dhe I dyri, I llojit, ’jena me ty deri në vdekje’. Rrjetet sociale, sado denigruese nga një herë, na mundësuan që lehtë të vimë deri tek përfundimi për disa njerëz ndërsa ato më mirë I definon Umerto Eco:

“Mediat sociale u japing të drejtën për të folur të gjithëve, madje edhe atyre qe te vetmen fjalë publike e kanë pasur në kafene, por tani ata kanë të njëjtën të drejtë të flasin si fitues i çmimit Nobel”. Këta edhe mund të jenë fitues të cmimit Nobël për disa kategori shtesë në garën për këtë cmim, dhe atë për poltronizëm, kotësi, tradhti, ndërkaq që fitues të pakontestueshëm janë në kategorinë për konspiracion të pasukseshem.

Ne kohën kur Cercili po e udhëhiqte me Qeverine e Mbretërisë së Bashkuar nuk kishte facebook, por armiq kishte. Ai nuk u mërzit për këtë sepse e dinte se vertëtë ishin shumë, por të gjithë shumë të vëgjël për t’u bërë sa një. Në një bashkëbisedim ku e kuptoi se edhe të tjerët kishin armiq, ai u përgjigj: “Keni armiq? Mirë. Kjo do të thotë se keni luftuar për dikë dikur në jetën tuaj”.