Shumë prindër u japin fëmijëve të tyre paracetamol kur ata kanë ethe. Por pediatrët britanikë paralajmërojnë se paracetamoli mund të shkaktojë dëmtime serioze shëndetësore më vonë në jetë.
Alistair Sutcliffe është një pediatër dhe profesor i pediatrisë në University College London dhe ai pretendon se duke u dhënë paracetamol fëmijëve, ne i vendosim ata në rrezik më të madh për zhvillimin e astmës, veshkave, dëmtimeve të mëlçisë dhe sëmundjeve të zemrës.

Farmacistët britanikë i këshillojnë prindërit të bëjnë më shumë kërkime se si ndikon paracetamoli në shëndetin e fëmijëve të tyre.

Një tjetër këshillë e dobishme për prindërit është se ata duhet t’i kushtojnë më pak vëmendje termometrave (të cilat shpesh mund të tregojnë vlera të pasakta) dhe të vëzhgojnë sjelljen e fëmijëve të tyre. Fëmija me ethe shmang lëngjet dhe vuan nga lodhja. Në rast ethesh mjekët rekomandojnë më shumë lëngje dhe dozë të saktë të ilaçit kundër etheve.