Prishtinë, studentët në protestë për vizat

Me moton “Mjaft na izoluat, edhe sa kritere na duhen” ka nisur protesta e studentëve në Prishtinë për mosliberalizim të vizave.

Marshimi protestues nisi nga Fakulteti Filozofik për tek Zyra e Bashkimit Evropian për të kërkuar heqjen e vizave të qytetarëve të Kosovës.

Gjatë vizitës së fundit në Kosovë, komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn ka përmendur 2020-ën si vitin kur kosovarët mund të lëvizin lirshëm nëpër Europë. /klankosova

SHPËRNDAJE