Këngëtarja vlonjate Silva Gunbardhi ka kërkuar lutjet e fansave të saj pasi do t’i nënshtrohet një operacioni në sy për shkak të problemeve me shikimin.

Ajo thotë se ndihet mjaft në ankth dhe uron që gjithçka të shkojë mirë.

“Jam mësuar të më bëhet llogaria sesa fitoj pa i shkuar kujt në mend se sado të fitojë një nënë me fëmijë të vogël asnjëherë nuk mjafton. Për të vazhduar me problem të tjera që kanë të bëjnë me shikimin tim”, shkruan këngëtarja në Instagram.