Profesoresha e UT-së, Gjyla Çeliku ka komentuar dënimin e ish ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, me 6 vjet arrest. Në një deklaratë për Gazetën lajm, Çeliku vlerëson se gjashtë vite janë pak për Jankullovskën.
“6 vjet janë pak, një shekull për ty ishte hak. Vazhdojmë me procedurat e radhës dhe ia shohim fundin kontributit tënd monstruoz! Ti që s’dua të ta përmend emrin, ti lëndove shumë nëna dhe fëmijë, ashtu si do lëndohen tash fëmijët e tu dhe ti. Përjetoje! Ti vrave, organizove krim e korrupcion sikur ky vend t’ishte vetëm i yti dhe aspak i joni që jemi autoktonë! Rri në burg tash sepse e meritove! Ti që na quaje“indijanci”, sot një nga “indijancite”, një zonjë e madhe, e aftë dhe e bukur Fatime Fetahu vulosi kujdesin që të të merret pasaporta dhe t’mos ikish nga ky vend. Nënshtrohu! Unë vazhdoj të jem krenare me femrën shqiptare, kurse ti je shembulli më I keq i femrës maqedonase! Turp për veprat që bëre! Uroj që jetën ta kalosh aty ku e meritove, por jo vetëm, me të gjithë bashkëpunëtorët, maqedonë dhe shqiptarë, sepse na keni dëmtu sa t’jemi gjallë!”, ka theksuar profesoresha Gjyla Çeliku.