43.455 MILION EURO SHTETI KURSE 50.105 MILION EURO NGA VETËFINANCIMI

Studentet kanë të drejtë që kërkojnë zvogëlimin e pagesave që bëjnë në universitete për shërbime të ndryshme. Universitetet publike në Maqedoni buxhetin e mbushin me vetëfinancim nga studentët. Këtë vit 2018 nga buxheti i shtetit universitetet financohen me 43.455 milion euro kurse nga vetëfinancimi universitetet publike grumbullojnë 50.105 milion euro nga studentët. Shih analizën e financimit nga 2012-2018.
Ajo që është tragjike parat për financimin e universiteteve publike nga buxheti në Maqedoni ndahen me Marrëveshjen vetëqeverisëse të vitit 1988 dhe pa rregulla, pa kriteriume dhe standarde. Qeveria me qëllim nuk e ka formuar Komisionin për financim të arsimit të lartë për të penguar këtë laramani dhe padrejtësi në shpërndarjen e mjeteve nga buxheti për Universitetet.