Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar me 5 vite burgim miliarderin e kompanisë Samsung, Lee Jae-yong. Pronari i Samsung është dënuar për korrupsion, pasi u akuzuar për ryshfet në një rast ku ishte i përfshirë edhe ish-Presidenti i Koresë së Jugut.

Lee, i cili i ka mohuar të gjitha akuzat, rrezikonte një dënim me 12 vite burgim. Bosi i kompanisë më të madhe të smartphone është arrestuar që në shkurt dhe përballej me një sërë akuzash. Këtu përfshihen ryshfet, përvetësim dhe fshehje të pasurisë jashtë vendit. Ai është akuzuar për dhënien e donacioneve me vlerë 41 miliardë dollarë për fondacione jofitimprurëse të drejtuara nga një mik i ish-presidentit të Koresë së Jugut, në këmbim të favoreve politike.

Avokati i Lee tha se do ta apelojnë këtë vendim të gjykatës. Dënimi me 5 vite burg është një goditje e madhe për perandorinë e Samsung, kompania më e madhe e Koresë së Jugut. Pas vendimit të gjykatës, aksionet e Samsung ranë me 1%.