Propozimi i ҫmendur për martesë, mijëra dollarë për një…

Pas sfondit të ndërtuar nga një shkëmb gjigant, Liu Fei i propozoi martesë të dashurës së tij Wang FangFang duke bërë ritin klasik të uljes në gjunjë. Wang tha “po” dhe çifti përqafuan njëri-tjetrin duke marrë bekimet e të gjithë spektatorëve dhe kureshtarëve.

 

Skena ndodhi në qendër të Urumqi, kryeqytet i Xinjiang Uygur Autonomous Region (Kinë), më 14 mars. Shkëmbi peshon plot 33 ton dhe thuhet se është një meteorit, të cilin Liu Fei e bleu më shumë se një milion huan.

Liu Fei dhe Wang Fangfang janë të lidhur prej 4-vjetësh. Vitin e kaluar, kur udhëtuan në Kashgar, një mik i tregoi Liu se një koleksionist kishte një “meteorit” gjigant. Liu dhe Wang shkuan ta vizitonin koleksionistin dhe Liu-t i pëlqeu shumë ajo që pa. Pasi pyeti të dashurën nëse i pëlqente shkëmbi dhe pasi ajo tha “po”, Liu vendosi ta blinte “meteoritin” dhe t’i propozonte partneres bashkë me të.

Pas shumë komunikimeve me koleksionistin, Liu më në fund arriti ta blinte “meteoritin” me më shumë se një milion huan (158.700 dollarë) – me paratë që, në fakt, ai kishte planifikuar të blinte një apartament.

“Meteoriti” u transportua në qendër të Urumqi mbrëmjen e 12 marsit, i mbuluar me një pëlhurë të madhe të kuqe.

“Kjo do të thotë që dashuria jonë do të jetë e fortë dhe e gjatë”,- tha Liu. “Dhe unë vendosa t’i propozoj asaj në orën 13:14, që do të thotë se do ta dua për të gjithë jetën time.” (Kombinimi i numrave 1314 në kinezisht do të thotë “për gjithë jetën”, që është përdorur shpesh mes të dashuruarve që i premtonin njëri-tjetrit dashuri të përjetshme.)