Pse është e rëndësishme t’i lexoni bebes

Përderisa tregimi i historive dhe përrallave është rutinë e zakonshme e shumë prindërve, tani duket se edhe nëse iu lexoni fëmijëve prej moshës gjashtë muajsh, ata do të korrin shumë përfitime nga kjo.

Hulumtimet nga Nju Jorku zbulojnë se t’u lexuarit libra fëmijëve mund t’ua përmirësojë fjalorin dhe aftësitë e leximit katër vite më vonë, pak para se të shkojnë në shkollë, transmeton Telegrafi.

Këtë konstatim ata e kanë arritur pasi i kanë analizuar 250 nëna dhe bebe përgjatë një periudhe thuajse pesëvjeçare.

Shkencëtarët sugjerojnë që të filloni t’iu lexoni fëmijëve sepse ata do të kenë aftësi shumë të mira leximi dhe shkrimi në të ardhmen, ndërsa do të jenë të aftë t’i shkruajnë emrat e tyre qysh në moshën katërvjeçare.

SHPËRNDAJE