Pse me Tetovën kështu?!

Shkruan Altrim Mamuti

Tetova qendër kulturore, arsimore, ekonomike dhe politike e shqiptarëve të Maqedonisë, ajo dita ditës po degradohet dhe rroli i saj prej faktori qëllimisht e largojnë nga vendimmarrja dhe reprezentativja e shqiptarëve në Maqedoni, çuditërisht përveç faktorit politik Maqedonas i cili gjithnjë ka deshtë të godas Pollogun tani edhe nga partia shqiptare në pushtet kjo demonstrohet me fakte konkrete duke mos pasur re prezent të dejtë nga kjo anë.

Tetova me rrethinë ka 186.000 trup votues dhe është për iri tim se pse në kabinetin qeveritarë të kryeministrit Zaev nuk kemi Tetovarë, kemi ministra me bazë të papërfillshme elektorale në krahasim me Pollogun, për shembull Ministri i pushtetit Lokal, ai i Kulturës apo Ministri i Ekonomisë por dhe i Arsimit janë me bazë elektorale shumë të vogël në krahasim me deputetët që jep rrethi i Tetovës dhe nuk përfaqësohet në mënyrë të drejtë, krejt kjo me qëllim të faktorit maqedonas dhe BDI së dy faktorët pajtohen që Tetova me rrethinë dhe me bazë elektorale me 186.000 votues të përfaqësohet me resorë për bartjen e byrekut siç janë ministrit për investime d.m.th. pa portofol dhe zv. Kryeministër që nuk shkon në punë për përplasjet që kanë në parti.

Sot kishim një lajmë në opinion për delegimin e ambasadorëve Abdylkader Memedi, Ramadan Nazifi dhe Ekrem Ebibi që të tre të emëruar nga ministri i jashtëm dhe asnjëri nga këto Tetovarë me të drejtë lind pyetja nga dhe kush e përjashton Tetovën nga proceset e cila historikisht ka qenë dhe do të jetë mbrojtëse e dejtë e kauzës kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni.

Një pyetje e thjeshtë për Xhevat Ademin, Teuta Arifin, Hazbi Likën dhe Atilla Rexhepin kë mbrojnë në kryesinë e Bdi-së interesat e Tetovarëve apo të tyre personale, kujtoj se kjo lartë flet boll për ta.

SHPËRNDAJE