Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka këmbëngulur se skuadra e tij nuk ishte defensive ndaj Juventusit.

Ai sqaroi se Messin e la në stol që ai të pushonte dhe të rriste nivelin sulmues në pjesën e dytë.

Sipas Valverdes, këto çështje janë të brendshme dhe ai ka përgjegjësi të madhe në krahët e tij.

Dybala në aksion kundër Barcelonës

“Ne jemi të kënaqur, nuk mund ta mohojmë këtë”.

“Ishte rrezik, pro ky barazim është i dobishëm dhe e kemi ditur se një humbje këtu mund ta bënte ndeshjen e fundit ndaj Sportingut të rrezikshme. Ne e kemi ditur se Juventusi ka rekord të mirë në shtëpi, por ne jemi mbajtur shumë mirë”.

“Mendoj se kemi mundur të jemi më efektiv në në disa zona afër golit. Ne kemi rrezikuar shumë në fund me Dybalan, por portieri bëri punë të mirë. Nuk ishte e lehtë të vulosim vendin e parë në këtë takim kaq lehtë”.

“Messi në stol? Ai ka luajtur shumë këtë sezon dhe ka shumë përgjegjësi mbi supet e tij. Ne e kemi ditur se ndeshja mund të jetë e hapur në pjesën e dytë, kështu që kam dashur ta lë të pushonte dhe të ketë opsion që të ngrish gjërat një nivel më lart. Ishte çështje e brendshme, ne kemi menduar se nuk është mirë që ai të luaj 90 minuta dhe nuk dua të flas shumë për këtë”, u shpreh Valverde pas takimit.

Barcelona vazhdon të mbetet pa humbje këtë sezon në të gjitha garat. /Telegrafi/