Teoria më e përfolur është tradhtia e partneres së Alfred Nobelit me një matematikan Mittag-Leffler, gjë që e bëri Nobelin ta urrente atë njeri dhe fushën që ai përfaqësonte.

Pas mbylljes së ndarjes së çmimeve Nobel në fusha si mjekësi, fizikë, kimi, letërsi dhe paqe, matematikanët përsëri mbetën me shijen e përjashtimit nga festimet botërore për arritje në fusha në të mirë të njerëzimit. Gjithmonë bëhet pyetja se pse Alfred Nobeli, i njohur si shpikësi i dinamitit dhe mbajtësi i 355 patentave e përjashtoi matematikën, kur, me një pasuri prej 31 milion SEK(monedha suedeze-sot 265 milionë dollar amerikanë) krijoi akademinë e ndarjes së çmimeve. Ja disa nga teoritë:

Matematika është shumë teorike: Çmimi Nobel u krijua për të vlerësuar shpikjet e jashtëzakonshme “praktike” ose zbulimet në të mirë të njerëzimit. Si shpikës dhe industrialist Nobeli mund ta ketë konsideruar matematikën shumë teorike dhe nuk i hyri aplikimit të saj.

Matematika jo shumë interesante: Interesat e tij profesionale ishin fizika dhe kimia. Letërsia ishte interes pasioni, mjeksia ishte në fillimet e një ere të re gjatë shekullit të kaluar. Çmimi i Paqes u përfshi të përmirësonte imazhin e tij si një “tregtar vdekjeje” për shikjen e dinamitit. Matematika nuk ishte interes i tij, as se mund të nxirrte ndonjë përfitim nga ajo.

Ekzistonte një çmim matematike: Mbreti Oscar II i Suedisë dhe Norvegjisë ishte një matematikan dhe kishte dekretuar një çmim për kontribute në matematikë. Nobeli mund të ketë menduar se nuk ishte nevoja e një çmimi të dytë. Ai zgjodhi fusha që i interesonin dhe për të cilat nuk kishte çmime.

Rivalitet; Flitet se ka patur mospëlqime mes Nobelit dhe një matematikani Gosta Mittag-Leffler që kishte themeluar revistën ”Acta Mathematica” dhe kishte bindur mbretin Osçar II për të krijuar çmimin në matematikë. Kjo mund ta ketë bërë atë ta përjashtonte matematikën sepse nuk donte që çmimi dhe paratë t’i shkonin një njeriu që ai nuk e pëlqente.

Çështje personale: Teoria më e njohur historikisht, por jo e vërtetuar është se partnerja e Nobelit e kishte tradhtuar me Mittag-Leffler, kjo solli urrejtje tek Nobeli për njeriun dhe për matematikën.

Çmimmet më të mëdha sot në fushën e matematikës janë:

The Fields Medal: Përshkruhet shpesh si çmimi Nobel dhe jepet medalje për zbulime të jashtëzakonshme në matematikë çdo katër vjet për individë poshtë moshës 40 vjeç.

The Abel Prize: Ky çmim u krijua në vitin 2001 dhe ka marrë emrin e matematikanit Niels Henrik Abel. Jepet nga mbreti i Norvegjisë. Fituesi shpallet çdo mars.

The Chern Medal Award: Jepet çdo katër vjet në Kongresin Ndërkombëtar të Matematikanëve. Kongresi i radhës do të mbahet në Rio de Zhanero në 2018.