Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaci ka zhvilluar një takim me kreun e Lëvizjes BESA Bilall Kasami transmeton Faktiditor.ch.

Nuk janë dhënë detaje se për cfarë është biseduar midis tyre në njërin ndër restorantet e Tetovës konfirmojnë burime të gazetës .Në ndërkohë që në Parlamentin e Maqedonisë po debatohet për Propozimin për ndërhyrje ndaj ndryshimeve kushtetuese ku po marrin pjesë edhe deputetët e PDSH-së dhe Lëvizjes BESA.

Vazhdimi i seancës është caktuar për nesër në orën 11:00.Në debatin e së hënës pushteti dhe opozita kishin qëndrime të kundërta.