Shkruan Shkëlzen Alija

Ashtu siç afrohet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale gjithnjë e më tepër po del sheshit mbështetja e madhe që LSDM-ja po ja jep kandidatëve të BDI-së. Kjo mbështetje ka shkaktuar reagime të shumta të qytetarëve që jetojnë në komunat ku kjo mbështetje është më intensive. Është shumë normale që partitë ta mbështesin njëra tjetrën, por ajo që nuk shkon është mbështetja e LSDM-së ndaj BDI-së dhe kandidatëve të saj të cilët në të kaluarën kanë qenë shembulli më i keq i menaxhimit të komunave, të cilat i kanë futur në borxhe, nuk i kanë mirëmbajtur ujësjellësit dhe higjienën publike kanë lënë pas dore arsimin fillor dhe të mesëm, kaosi në komunikacion është bërë shenjë dalluese e çdo komune të udhëhequr ka kuadrot e saj.

Pyetje që parashtrohet vetvetiu në këtë situatë është pse vallë kjo mbështetje e këtillë?

Njëra ndër arsyet pse është kështu është se kandidatët e BDI-së shtetit i kushtojnë më lirë sepse ata nuk bëjnë projekte të mirëfillta në shërbim të qytetarëve. Me kandidatët e BDI-së Zaevi do të kursejë mjaft para nga buxheti i shtetit dhe paratë e njëjta do ti dërgojë nga komunat e kandidatëve të partisë së tij. Ai është i befasuar nga fitorja e kandidatëve të tij dhe tani ka obligime të mëdha që ata ti bëjë të suksesshëm dhe për këtë duhen mjaft para, andaj në komunat me shumicë shqiptare i duhen kandidatë të BDI-së të cilët janë dëshmuar si mjaft të përshtatshëm se nuk kërkojnë para nga shteti dhe nuk ankohen për këtë. Ata kënaqen vetëm duke abuzuar me mjetet e fondeve të qytetarëve. Edhe nëse ankohen eventualisht ai i ka në dorë për shkak të keqpërdorimeve të mëparshme që i kanë bërë ata vetë ose bashkpartiakët e tyre. Shumë e qartë si dita me natën.