Edhe këtë javë shumë politikanë të përmendur në aferën e “bombave” të opozitës, do të duken në zyrat e Prokurorisë Speciale.

Siç u njoftua në konferencën për gazetarë, gjatë Shtatorit do të ketë frekuentim më të madh të të korruptuarve, kriminelëve dhe politikanëve të fshehur nën petkun e patriotizmit që duhet të japin llogari përpara Prokurorëve Special.

Nga Prokuroria Speciale u njoftua se politikanët që kanë bërë shkelje ligjore, ndërsa refuzojnë 2 herë ardhjen në Prokurori, sipas Ligjit PSP-së i mundësohet të urdhërojë Gjykatën që të lëshojë urdhër-arrest dhe sjellje të detyruar në zyrat e këtij institucioni. Mediat raportojnë që lënda e një politikani të Maqedonisë që llogaritet “peshk i madh” është në përfundim e sipër, dhe parashihet dënim sëpaku 5 vite burg.

Ndryshe gjatë javës së kaluar në seancë dëgjimore ishin Silvana Boneva ish-deputete e VMRO-DPMNE-së dhe anëtar aktual i KSHZ-së, lideri i PDSH-së Menduh Thaçi dhe ish-Ministri të Kulturës Arifhikmet Xhemailit që dyshohet për shpërdorim detyre, Samka Ibraimovski nga PCER, Kryetari I komunës Qendër Andrej Zhernovsi etj. Ndërsa ish-ministri Zoran Stavreski ende nuk është shfaqur në PSP, duke arsyetuar se ajo është në pushim mjekësor, por pas këtyre refuzimeve, hapet mundësia për lëshimin e urdhërit për kapjen e detyruar të tij, përshkak mos paraqitjes në seancë dëgjimore.

Sot në ora 10.30h PSP ka vizituar një ish-politikanë të cilit i është hapur lënda, por për të nuk jepen të dhëna të tjera.

©FOL.MK