Prokuroria Speciale Publike ka publikuar konkurs për 30 punësime të reja. Kërkohen bashkëpunëtorë profesional, këshilltarë e deri tek personeli teknik.

Sipas konkursit i cili është publikuar sot kjo prokurori është në kërkim të ekspertëve të informatikës dhe ekonomistë të cilët do t’i këshillojnë prokurorët, njofton Telma. Kërkohen edhee bashkëpunëtorë të rinjë të prokurorisë, përkthyes, daktilografë dhe një referent për hetime financiare. Nga personeli teknik, PSP-ja kërkon furnizues, punëtor në bife dhe një haus majstor.

“Tani më ka hapësirë dhe është e nevojshme për punësime të reja për të cilat kemi marrë miratim nga Ministria e Financave, kurse shpenzimet për ta janë në kuadër të buxhetit të parashikuar. Kemi nevojë për ndihmë nga personel profesional për hetimet ekzistuese, përpunim të materialeve për ta por edhe për hetimet e reja të PSP-së në të cilat po punohet”, thonë për Telma nga PSP-ja.