Cristiano Ronaldo duket se është më i lumtur se kurrë.

Ai po vazhdon pushimet superluksoze në plazhet fantastike spanjolle të Ibizas, ku po e shoqërojnë e dashura Georgina Rodriguez, nëna Maria Dolores dhe tre fëmijët.

E për t`i bërë pushimet edhe më aventuristike, portugezi ka marrë një jaht me qira, për të cilin portugezi paguan 45 mijë euro në javë, transmeton FOL.

Jahti i takon kompanisë Yacht Charter, i cili është i dizajnuar nga Paolo Caliari.

Ai mund të arrij shpejtësi maksimale deri në 70 km/ore.