Shkruan Qenan Aliu

Nëse ndonjëherë Vmro-Dpmne dhe Nikolla Gruevski sipas tyre kurdo që të kthejnë në pushtet në dyer të madhe , nuk do ta rrespektoj parimin ,,fituesi me fituesin,,.

Ta zëmë se kthen ky establishment edhe sikur të merë jo 63 po edhe 80 mandate , ndërsa Bdi apo ndonjë parti tjetër del me më shumë mandate në kampin shqiptarë, çka do të ndodhë ;- – Shum thjeshtë,

E PARA -Nikolla Gruevski dhe kjo parti duhet ta kenë para syshë se nuk do të ketë parti politike shqiptare që nuk do të legjitimohet me më shum mandate ti qëndroj pas dyerëve të partisë së tijë apo të ndonjë partie tjetër ;

E DYTA,- Ky parim më shumë ka të bëjë për një marëveshje në mes partive politike shqiptare e jo për ndonjë marëveshje me këtë premisë me ndonjë premier të ardhshëm kush do qoft ai ;

E TRETA – Pjesmarjen e natyrshme bile edhe të domosdodhme të faktorit shqiptarë në Maqedoni , vota e lirë e bënë të mundur në aspektin LEGAL ,ndërkaq pjesmarjen e tyre në pushtet egzekutiv shumë natyrshëm e dertminojnë TAKSAPAGUESIT shqiptarë ;

E KATËRTA- Pjesëmarja e faktorit shqiptarë në qeveri në asnjë mënyrë nuk mund të jetë preferencë e ndonjë mandatari apo ndonjë partie politike në kampin maqedonas ;

E PESTA- Vmro-Dpmne mospërfilljen e këtij realitite të pashkruar gjatë pluralizmit e provoi TRI herë, ndër këta herë edhe Nikolla Gruevski më vitin 2006-të, por shikojeni edhe nga kjo distancë se cili ishte rezultati për zhvillimin e vendit dhe të mirën e qytetarëve të këtij shteti ;

DHE E GJASHTA- Mund të merni sa doqoftë mandate, dhe madje mund të formoni edhe qeverinë sipas tekeve tuaja, por kush do tua njohë atë far qeverie dhe sesi do të funksionojë ajo, ATË BRENGË MBAJENI JU VETË, ndërkaq eventualisht ashtu farë qeverie do të formohej kuptohet PA TAKSAPAGUESIT shqiptarë ! E këta taksa sigurisht se do të duhej të derdheshin në ndonjë qeveri tjetër, do të thoja unë .