Qenan Aliu

Të gjithë ministrat për të cilët VMRO-DPMNE ka ngritur INTERPELANCË, duhet të furnizohen me ,,BOMBAT,, dhe nuk duhet dhënë asnjë përgjigje hajdutëve sepse nuk e meritojnë.
Pas çdo diskutimi ministri që mbrohet për interpelancën dhe koordinatorët e partive të mazhorancës në mënyrë të sinkronizuar , duhet që në foltore me anë të teknikës të lëshojnë me zërim nga një ,,bombë,,.
Interpelancat për ministrat e digasterëve bile pa u bërë as 100 ditë MENAXHIM NUK KANË KURFARË KUPTIMI , kuptohet përveç synimit të tyre për të bllokuar punën e kuvendit.
Janë materialet e ,,bombave,, që i dekonspirojnë skajshmërisht ata se janë shpirtligë,konstruktorë, sajues, hajdut e mashtrues .
Në të kundërtën këta sejmenë do të jenë ,,aktorë,,-(deputet) të pa lodhur por jo të një parlamenti, por të një skene në të cilën në vazhdimësi mund të luhet ,,parodia,,e titulluar Interpelancë !