Kryeministri Zoran Zaev në emisionin e mbrëmshëm në Top Tema i pyetur për deklaratat e tij para disa dite nëse ka shancë për hyrje të Facebook dhe Gooogle në Maqedoni, ka thënë se bisedimet janë në vijim, transmeton Zhurnal.mk

“Me këto kompani jemi në bisedime në fazën përcjellëse, do jem mysafir i drejtorit gjeneral të tyre në Nju Jork ku do i prezantoj mundësitë e investimit në Maqedoni”, ka thënë kryeministri Zaev.