Në një konferencë për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha tha se është arritur një marrëveshje me një palë kontraktuese për financimin e vendosjes së filtrave në fabrikën Jugohrom të Tetovës. Kredia arrin vlerën 92 milionë denarë me një afat shlyerje prej 5 vjetësh. Hoxha theksoi se pas marrjes së kredisë do të fillojë menjëherë instalim i impianteve të filtrimit dhe vetëm kur të ketë mbaruar i gjithë procesi i montimit, atëherë fabrika mund të fillojë punën.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka marrë një kredi prej 92 milionë denarë për sistemin e filtrimit të fabrikës Jugohrom në mënyrë që fabrika të vazhdojë punën dhe punëtorët të rikthehen sërish në fabrikë. Kontrata është firmosur me palën kreditore dhe afati i kredisë është 5 vjet. Nuk do të ketë fillim të punës pa përfunduar tërësisht instalimi i plotë i linjës së filtrimit.